Home Sport ZYRTARE: ENNUR TOTRE VISHET SËRISH KUQEZI

ZYRTARE: ENNUR TOTRE VISHET SËRISH KUQEZI

0

Pas dy viteve pauzë mesfushori Ennur Totre sërish do të veshë fanellën e Shkëndijës, pasi vjen si huazim nga ukrainasit e Vorskla Poltavës.

 

 

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Ennur Totres. Kryesia, futbollisti dhe drejtuesit e Vorskla Poltavas kanë gjetur akord për huzimin e mesfushorit në 6 muajt e ardhshëm, pas çka zyrtarisht mund të konfirmojmë se Ennur Totre kthehet në taborin kuqezi. Mesfushori 26 vjeçarë vjen si përforcim në gjysmëstinorin pranveror ku Shkëndija kërkon titullin kampion.

 

 

“Është ndjenjë shumë e bukur sërish të kthehem në shtëpi, në klubin ku u rrita dhe u afirmova si futbollist. Shkëndija ka vend të veçantë në jetën time dhe jam shumë i lumtur që sërish do të mund të kontribuoj për këtë fanellë. Falemenderoj klubin për këtë mundësi dhe shpresoj që bashkarisht të realizojmë objektivat”, është shprehur Totre pasi zyrtarizoi huazimin 6 mujor nga Vorskla te Shkëndija.

 

 

Totre është rritur në shkollën e futbollit Shkëndija, ndërsa për ekipin e parë debutoi si 17-të vjeçar. Me Shkëndijën u paraqit në 7- sezone dhe ishte fitues i 3 titujve kampion e 2 trofeve të Kupës. Verën e vitit 2021 firmosi me Tiranën dhe në fund të sezonit u shpall kampion i Shqipërisë, pas çka u transferua në Ukrainë te Vorskla Poltava.

 

Totre ka udhëtuar drejt Antalias ku bashkohet me ekipin në fazën përgatitore në Turqi.

Previous articleGjykata pritet të shqyrtojë superekspertizën për rastin “Laskarca”, ku humbën jetën 16 persona
Next articleShifrat marramendëse që po fiton TOP Channel nga Luiz Ejlli: 100 mijë € nuk janë asgjë…