Zyrtare: Shqipëria U17 eliminohet nga Europiani pas barazimit Francë-Portugali

Aventura e Shqipërisë U17Kampionatin Europian 2024 ka përfunduar zyrtarisht në fazën e grupeve. Pas dy humbjeve të rënda me rezultatin 4-0, përkatësisht ndaj Gjermanisë dhe Portugalisë, ekipi kuqezi humbi çdo shpresë për kualifikim.

“Vula” e eliminimit erdhi në mbrëmjen e 22 majit, pas sfidës mes Francës dhe Portugalisë, e cila u luajt në “Arenën Kombëtare” në Tiranë. Edhe pse ndeshja ofroi intensitet dhe raste nga të dyja palët, rezultati përfundimtar ishte 0-0, duke i çuar të dyja ekipet në kuotën e 4 pikëve.

Kështu, me 0 pikë pas dy ndeshjeve, Shqipëria U17 është matematikisht e eliminuar nga faza e grupeve, duke u bërë skuadra e parë që lë turneun në këtë fazë.

Në raundin e fundit të Grupit A, Shqipëria do të përballet me Francën, ndërsa në sfidën tjetër do të luhet takimi Gjermani–Portugali, që do të vendosë për fatin e skuadrave që kalojnë në fazën çerekfinale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights