“S’jemi si më parë” – Anisa tregon çfarë ndodhi me Lelën pas Big Brother-it!

Anisa zbulon pse u ftoh miqësia me Lelën: “Gjithçka ndryshoi pas daljes së Leos”

Një nga miqësitë më të përfolura të Big Brother VIP Kosova, ajo mes Anisës dhe Lelës, duket se nuk është më si dikur.
Në një intervistë për “Prive By Liberta Spahiu”, Anisa ka folur hapur për ftohjen mes tyre dhe ka lënë të kuptohet se në mes ka hyrë një emër i njohur – Leo, ish-partneri i Lelës.

“S’ka diçka wow. Raporti jonë është ftohtë prej daljes së Leos. Nuk është që kemi pasur shumë komunikim. Si kemi nejtë bashkë,” – tha Anisa, duke konfirmuar për herë të parë ndarjen e qetë, por të dukshme mes dy ish-banoreve.

Megjithatë, ajo shtoi se ruan respekt dhe simpati për ish-shoqen e saj:

“E kam respektuar shumë, jam mundu ta bëj të ndihet mirë në çdo moment. Çikë e mirë është, e vlerësoj shumë.”

Deklarata e Anisës vjen në një kohë kur në rrjet po përflitet ndarja e Lelës dhe Leos, gjë që ka ndezur edhe më shumë kureshtjen e publikut.

“I uroj krejt të mirat, shpresoj mos të jetë e vërtetë ajo që po flitet. E ka zemrën shumë të mirë,” – përfundoi Anisa.

A është kjo fundi i një miqësie të dashur nga publiku apo thjesht një “pauzë” mes dy vajzave të famshme të BBVK?
💬 Fansat presin reagimin e Lelës…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com