Sot, Blerim Islami ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetar i Komunës së Dollnenit. Ai njoftoi se nis një rrugëtim të ri zhvillimor për banorët, duke u fokusuar në realizimin e platformës dhe programit të prezantuar gjatë fushatës zgjedhore.
“Kjo është një mundësi për të punuar së bashku për një Dollnen më të pastër, më të zhvilluar dhe më modern,” tha Islami. Ai theksoi se dyert e Komunës së Dollnenit do të jenë të hapura për të gjithë banorët, pa dallim etnie, feje, gjinie apo përkatësie politike.
Me ekipin e tij, kryetari i ri synon të sjellë zhvillim dhe transparencë në shërbimet lokale, duke ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunitetin.
