Rritje e dukshme e lindjeve në komunën e Studeniçanit

Gjashtëmujori i parë i vitit 2025 shënon rekord lindjesh në këtë komunë me 22 mijë banorë.

Të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë një rritje të ndjeshme të lindjeve në komunën e Studeniçanit. Me rreth 22 mijë banorë, kjo komunë ka shënuar 209 lindje, duke e renditur ndër komunat me shtim më të madh natyror në vend.

Për krahasim, 14 komuna të tjera së bashku kanë pasur gjithsej 204 lindje në të njëjtën periudhë, duke bërë diferencën edhe më të dukshme.

Ky rezultat reflekton gjallërinë demografike dhe zhvillimin e vazhdueshëm të Studeniçanit, që po rritet me breza të rinj plot energji dhe shpresë. Fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi, dhe çdo lindje është një bekim dhe arsye më shumë për krenari për këtë komunë dhe fshatrat e saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com