Saturday, April 20, 2024
spot_img

𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐢 𝐊𝐫𝐨𝐚𝐜𝐢𝐬𝐞̈, 𝐈𝐯𝐚𝐧 𝐀𝐧𝐮𝐬𝐢𝐜, 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐭𝐨𝐢 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐌𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞𝐬

Në kuadër të takimeve me homologët e vendeve partnere, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në vizitë ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Ivan Anusic. Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, u zhvillua në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse mbajtën takimin bilateral.

Në këtë takim, po ashtu morën pjesë komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, shefi i Mbrojtjes i Kroacisë, Tihomir Kundid, drejtori i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Siguri, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, shefi i Stafit të Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë të tjerë të lartë nga të dy vendet.

Në takimin e mbajtur, u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, shërbimin e trupave kroate në kuadër të KFOR-it, kapacitetet mbrojtëse të Kosovës dhe drejtimeve ushtarake, ku mund të rritet bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Kroacisë.

Ministri Maqedonci, theksoi se Kosova dhe Kroacia ndajnë të kaluar të gjatë të përbashkët si miq, aleatë e partnerë, raportet ndërmjet të cilave shtete do të vazhdojnë të zhvillohen në përputhje me synimet tona për paqe, stabilitet e siguri.

Ministri e Maqedonci e falënderoi homologun e tij për mbështetjen e deritanishme në fushën e mbrojtjes, shkollimin dhe trajnimin e ushtarakëve të FSK-së, ndërsa i kërkoi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut.

Në anën tjetër, ministri kroat i Mbrojtjes, Anusic, theksoi se Kosova do të ketë gjithmonë mbështetjen e Kroacisë në luftën kundër terrorizmit, ruajtjes së sovranitetit të vendit dhe po ashtu në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Këshillin Evropian.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT