Кryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami realizoi takim me pronarin e kompanisë Ecolog, z. Lazim Destani, për projektin e stadiumit të ri të Tetovës

Sot, kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami, zhvilloi një takim të rëndësishëm me pronarin e kompanisë Ecolog, z. Lazim Destani, ku diskutuan rreth projektit madhor të stadiumit të ri të qytetit të Tetovës.

Ky projekt përfaqëson një nga iniciativat më të rëndësishme për qytetin tonë dhe është më shumë se një rikonstruim fizik. Ai është një simbol i përkushtimit tonë për zhvillimin dhe përparimin e komunitetit tetovar.
Stadiumi i Tetovës ka qenë për dekada një hapësirë ku qytetarët tanë kanë përjetuar emocione, suksese dhe krenari. Me këtë projekt, synojmë që të krijojmë një ambient modern, që jo vetëm do të përmirësojë kushtet për zhvillimin e sportit, por edhe do të përfaqësojë energjinë dhe pasionin e qytetit tonë. Ky ndërtim është një investim për të ardhmen e rinisë së Tetovës dhe një hap drejt standardeve më të larta për mirëqenien dhe zhvillimin social të qytetit.

Projekti i stadiumit të ri përfaqëson gjithashtu një shembull të qartë të bashkëpunimit të frytshëm midis sektorit publik dhe atij privat, ku falë angazhimit të përbashkët, po i japim jetë një projekti të rëndësishëm që do të shërbejë si simbol i bashkimit dhe progresit të komunitetit tonë.
Komuna e Tetovës, në bashkëpunim me kompaninë Ecolog, do të vazhdojë të punojë pa ndërprerje për realizimin e këtij projekti, me synim që Tetova të ketë një stadium të denjë për ambiciet dhe potencialin e saj. Kjo iniciativë është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për qytetin tonë dhe për të gjithë qytetarët e Tetovës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights