Мbape i ka dërguar një mesazh të qartë Florentino-s pas penalltisë së humbur në “San Mames”

Kylian Mbappe ka qenë mjaft kritik ndaj vetes kur para disa javësh humbi penalltinë e dytë radhazi në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, një skenar që tifozët e Real Madrid e kishin parë më parë në derbin evropian në “Anfield Road” kundër Liverpoolit.

Dy penalltitë e parealizuara ndezën alarmin në mendjen e vetë futbollistit dhe ai vetë theksoi se duhet të provojë se meriton të veshë fanellën e Real Madrid-it. Lojërat dhe paraqitjet e tij që nga ajo ndeshje e tutje po shkojnë drejt një drejtimi që të gjithë simpatizantët besnikë të “klubit mbretëror” prisnin.

Mbappe tregoi karakter në një moment vërtet të vështirë dhe të komplikuar për të, dhe u përgjigj me katër gola në katër ndeshjet e fundit, periudhë në të cilën fitoi edhe titullin e dytë si anëtar i “mbretërve”.

Bilanci prej 14 golash dhe 4 asistimeve e bëri Mbappe të shkonte në pushimin e Krishtlindjeve me një humor shumë më të mirë, por gazeta e njohur “Marca” pretendon se francezi nuk ka dyshuar asnjëherë në veten e tij, madje i ka dërguar një mesazh të qartë Florentino-s pas penalltisë së humbur në “San Mames”.

– Askush nuk do të pendohet për transferimin tim, nuk do ta lejoj këtë, – i ka thënë Mbappe Florentino-s, dhe tre javë më vonë situata duket shumë ndryshe për të.

Në fakt, duhet theksuar se askush në kampin e Real Madrid-it nuk ka dyshuar te Kylian pas krizës që kaloi në fund të nëntorit dhe fillimin e dhjetorit, dhe përkrahësi i tij më i madh ka qenë Carlo Ancelotti, i cili publikisht ka thënë se ishte vetëm çështje kohe kur Kylian do të fillonte të shënonte rregullisht.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights