Monday, May 20, 2024
spot_img

10 konkluzat që na dhuruan këto zgjedhje

Visar Ademi

BDI duhet patjetër të reformohet me kuadro të reja. Ekipi kryesor i BDI-së akoma mbahet nga njerëz që kanë hyrë në parti si të rinj në moshë, a tash mezi i shohin shkronjat edhe me syze (me dioptri për afër).

Fronti duhet ta kuptojë që fuqia e saj inkluzive (e gjithëpërfshirjes) nuk nënkupton që patjetër të inkorporojë edhe kryetar partie për t’u shpëtuar karriera politike, kur humbja oportune është shumë më lartë se përfitimet që sjellë ajo.

Duhet të kuptojnë që njerëz që futën ofendimet, të sharat dhe linçimet në vokabularin politik në të shkuarën, nuk mund të na japin sjellje europiane (ndoshta vetëm në sllogan)

Korrupsioni është problem në shtet të varfur. Edhe përpara ka qenë, por tani shumë më tepër, sepse sa më tepër varfërohet shteti aq më tepër e ndjejnë njerëzit. Dhe kjo duhet të merret seriozisht nga të dyja taboret.

Të dy koalicionet treguan që në të ardhmen vështirë më të kemi parti të fortë (siç ishte PPD, PDSh dhe BDI) por gjithnjë e më tepër duhet të mësohemi me koalicone të fuqishme.

Definitivisht te ne nuk ka ofertë politike, ide, mendim, ideologji. Thjesht njerëzit votojnë kundër ose për të keqen më të vogël.

VLEN duhet besojë ta ketë kuptuar që ky rezultat i tyre (relativisht i mirë) është më tepër për të ndëshkuar FRONTIN, jo votë për ta. Është e thjeshtë, sepse të kishte qenë votë për ta, ata do të kishin fituar.

VLEN duhet ta kuptojë që perkrahja nga Albini dhe Mickovski duhej të ishin VLERË E SHTUAR, jo filozofi veprimi.

Do duhet kohë të kalojme nga parti me lidership të fortë në koalicione me demokraci inkluzive. E para prodhon disiplinë, e dyta demokraci të brendshme dhe veprim afatgjatë.

Porosia e popullit shqiptar është se këto duhet të bien (shkojnë) a këto nuk duhet të vijnë.

*Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT