174 nxënës të çregjistruar në gjysmëvjetorin e parë në Kumanovë, po shpërngulen me prindërit jashtë Maqedonisë

Janë çregjistruar 174 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, njoftuan nga sektori për arsim i komunës së Kumanovës. Përqindja më e madhe e nxënësve të çregjistruar janë nga shkollat më të mëdha qendrore të Kumanovës. Si arsye kryesore tregohet emigrimi nga Maqedonia.

“Fatkeqësisht, ky trend nuk ndalon dhe krahasuar me vitin e kaluar duket se kemi një rritje të lehtë të çregjistrimit të nxënësve deri në fund të gjysmëvjetorit të parë. Kjo është një problem global, veçanërisht në Ballkan. Mund të konstatojmë se bankat shkollore po zbrazen pasi prindërit largohen për punë të përkohshme dhe më pas i marrin edhe nxënësit, i çregjistrojnë dhe i regjistrojnë në shkollat ku shpërngulen për të jetuar”, deklaroi drejtori i sektorit për arsim, Aleksandar Jovanoviq.

Në vitin e kaluar 2024, në gjysmëvjetorin e parë u çregjistruan 131 nxënës nga gjithsej 20 shkolla fillore dhe të mesme.
“Për vite me radhë, tashmë një dekadë, po përballemi me këtë problem, edhe pse më parë ishte problem në formën e migrimit brenda-komunal, nga zonat rurale drejt qendrës, tani po përballemi me një tjetër problem që po përhapet gjithnjë e më shumë, migrimi i popullsisë nga Maqedonia në shtetet e Evropës Perëndimore”, deklaroi Jovanoviq.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights