30 – Vjet UT, Fakulteti i Arteve organizoi koncert dedikuar muzikës xhaz

30 – Vjet UT, Fakulteti i Arteve organizoi koncert dedikuar muzikës xhaz

Në kuadër të agjendës për shënimin e 30 – vjetorit të Universitetit të Tetovës, mbrëmë Fakulteti i Arteve, programi studimor Art Muzikor në bashkëpunim me Këndin Amerikan në Tetovë organizuan një koncert dedikuar muzikës xhaz

Ky aktivitet mblodhi bashkë përfaqësues të komunitetit universitar, të Këndit Amerikan në Tetovë, të Ambasadës së Amerikës, studentë dhe dashamirë të këtij zhanri të muzikës duke krijuar një mbrëmje plot emocion dhe energji pozitive.

Me pjesëmarrjen e tij, koncertin e nderoi edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Aktiviteti u hap nga dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Senad Abduli i cili i  përshëndeti të pranishmit, theksoi rëndësinë e aktiviteteve kulturore për pasurimin e jetës akademike dhe artistike, rolin e rëndësishëm të muzikës xhaz si një formë artistike që frymëzon kreativitet, liri shprehjeje dhe dialog kulturor si dhe falënderoi Këndin Amerikan për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në koncert, të dy mysafireve speciale që ndodhen në vendin tonë në kuadër të programit “Fulbright” znj. Michelle Morgan dhe Jeniffer Sorrells.

Aktiviteti vijoi me një fjalim të Michelle Morgan mbi rëndësinë e muzikës xhaz në SHBA dhe jo vetëm, për t’ia lënë pjesën tjetër të mbrëmjes tingujve te xhazit, të interpretuar mjeshtërisht nga artistët pjesëmarrës, në mesin e të cilëve si pjesë e programit ishte edhe Jeniffer Sorrells.

Ky koncert shërbeu si një kujtesë e fuqisë transformuese të muzikës në bashkimin e njerëzve dhe ndërtimin e urave ndërmjet kulturave të ndryshme.

Për mbarëvajtjen e aktivitetit u kujdes shefi i programit Art Muzikor, profesor Bajramali Idrizi dhe prodekani për shkencë i Fakultetit të Arteve, Prof. Ord. Nora Halimi.

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights