34 vjet nga rrëzimi i bustit të diktatorit Enver Hoxhës në Tiranë

Sot shënohet 34-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, një moment historik që simbolizoi fundin e regjimit komunist në Shqipëri.
Më 20 shkurt 1991, mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” duke shembur monumentin e Hoxhës, si një akt revolte kundër diktaturës dhe kërkesë për liri dhe demokraci.
Ngjarja mbetet një pikë kthese në historinë e Shqipërisë, duke shënuar rrugën e vendit drejt pluralizmit dhe ndryshimeve demokratike. Çdo vit, kjo datë kujtohet si një simbol i qëndresës qytetare dhe aspiratave për një shoqëri të lirë dhe demokratike.