700.000 përdorues për dy ditë: A po e merr RedNote vendin e TikTok?!
RedNote, aplikacioni kinez i mediave sociale, ka shënuar një rritje të madhe të përdoruesve amerikanë pas ndalimit të TikTok. Brenda vetëm dy ditëve, kjo platformë ka tërhequr më shumë se 700.000 përdorues të rinj, duke vendosur një rekord në shkarkime.
Pak ditë para ndalimit zyrtar të TikTok në SHBA, përdoruesit kanë filluar të kërkojnë masivisht alternativa. Një nga platformat që ka përfituar më së shumti nga ky trend është RedNote, e cila këtë javë është bërë aplikacioni më i shkarkuar në vend.
Që nga fillimi i vitit 2023, shkarkimet e RedNote janë rritur me 200% krahasuar me vitin e kaluar, duke treguar kërkesën në rritje për alternativa mes përdoruesve të mediave sociale.
Ndërkohë që RedNote po shënon një sukses të jashtëzakonshëm, aplikacioni tjetër më i popullarizuar, Lemon8, po përballet me një të ardhme të pasigurt për shkak se është pronë e ByteDance, po ashtu kompani që zotëron TikTok.
Me rritjen e popullaritetit, RedNote ka njoftuar se do të prezantojë mjete dhe funksionalitete të reja për të mbajtur përdoruesit e rinj dhe për të forcimin e pozicionit të saj në treg.