Kurti Lavdëron Donjeta Sadikun për Fitimin e Medaljes së Artë në “Strandja”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar boksieren Donjeta Sadiku për medaljen e artë të fituar në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja” në Bullgari, e cila ka rëndësi të veçantë për Kosovën, pasi është e para pas 48 vitesh. Kurti ka theksuar se Donjeta ka treguar formë të shkëlqyer duke fituar tri ndeshje dhe duke vazhduar traditën e legjendës kosovare të boksit, Mehmet Bogujevci.
Kryeministri ka uruar Donjetën dhe ekipin e saj për këtë arritje historike dhe ka shprehur krenari për suksesin e tyre. Ai ka nënvizuar se kjo medalje është një moment i rëndësishëm për sportin kosovar dhe një shenjë e mundësive të mëdha për të ardhmen.
Shkrimi i plotë i Kurtit në “Facebook”
Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar të boksit “Strandja 2025” në Sofje, duke fituar medaljen e artë kundër boksieres nga Kazakistani me rezultat bindës 5:0.
Gjatë rrugës drejt medaljes, Donjeta realizoi tri fitore, duke dëshmuar formën e saj të shkëlqyer dhe nivel të lartë të boksit. Njëherësh ajo mori titullin e një ndër boksieret më të mira të garës.
Turniri “Strandja” është një nga turniret më të vjetra të boksit amator dhe këtë vit shënon edicionin e 76-të. Kjo medalje ka rëndësi të veçantë, ku pas 48 vitesh, Donjeta bëhet boksierja e parë nga Kosova që e fiton të artën në këtë turne, duke ndjekur gjurmët e legjendës Mehmet Bogujevci, i cili e fitoi të artën në vitin 1977.
Në këtë garë, medalje të bronzta fituan Loris Idrizi dhe Bashkim Bajoku, ndërsa referi ynë ndërkombëtar Latif Demolli po ndan drejtësinë në turne.
Urime Donjetës dhe tërë ekipi tonë! Suksese në garat e radhës.