KF Pirok hap rrugën për kryesinë e re, fton anëtarët për kandidim

KF Pirok hap rrugën për kryesinë e re, fton anëtarët për kandidim
KF Pirok njofton se më 27 mars 2025 përfundon mandati i kryesisë aktuale, duke hapur mundësinë për formimin e një drejtimi të ri për katër vitet e ardhshme. Klubi fton të gjithë dashamirët dhe personat e interesuar të anëtarësohen, duke fituar kështu të drejtën për të kandiduar për organet udhëheqëse.
Sipas njoftimit të kryetarit aktual, Admir Shabani, klubi tashmë gëzon një situatë të stabilizuar në aspektin organizativ dhe material, duke krijuar kushte të favorshme për kryesinë e re. Për të interesuarit, klubi ofron informacione të detajuara dhe takime transparente për procesin e regjistrimit dhe drejtimin e ardhshëm të klubit.
Statusi i KF Pirok, ua sjellim të plotë:
“27 mars 2025 është dita kur mbaron mandati i kryesisë aktuale të K.F. Pirok.
Të nderuar dashamirë,
Ju ftojmë të gjithë dashamirëve të vërtetë të Klubit dhe të gjithë personat të cilët kanë dëshirë të jenë pjesë e Klubit dhe të udhëheqin Klubin në 4-vjeçarin e ardhshëm të anëtarësohen në Klub, me çka sipas Statutit të Klubit do të fitojnë të drejtën e kandidimit për organet udhëheqëse të Klubit.
Kujtojmë që për dallim nga gjendja kur kryesia aktuale e mori klubin, tani klubi gëzon një situatë perfekte në shumë segmente, si ajo organizative ashtu edhe materiale, që kryesisë së ardhshme do t’i mundësojë të fokusohet në gjëra më të mëdha.
Për t’u regjistruar, na kontaktoni në numrat e telefonit 076 341 007 dhe 076 370 103, ku hollësisht mund të njoftoheni rreth procedurave dhe rreth Klubit në përgjithësi.
Për të qenë më transparent, të interesuarve mund t’ju ofrojmë edhe takime zyrtare për gjithçka rreth Klubit. Takimet do të dokumentohen me fotografi, video dhe procesverbale.
Gjatë ndërrimit eventual të kryesisë, do të bëhet pranim-dorëzim i të gjithë dokumentacionit dhe gjendjes faktike dhe materiale të klubit.
Urdhëroni dhe organizohuni që ta mbajmë kontinuitetin e Klubit!
E dimë që mundeni dukshëm më mirë, prandaj guxoni dhe bëjeni hapin!
Me respekt,
Në emër të K.F. Pirok dhe Kryesisë së Klubit
Admir Shabani
Kryetar i K.F. Pirok”