Trump: Zelensky gati për marrëveshjen e mineraleve dhe paqen në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi para Kongresit se ka marrë një letër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku ai shprehet i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet e rralla dhe të ulet në tryezën e paqes. Trump shtoi se ka marrë sinjale të forta edhe nga Rusia për përfundimin e konfliktit, duke theksuar se ka pasur diskutime serioze me Moskën.

Trump kritikoi shpenzimet e mëdha të SHBA-së në ndihmë të Ukrainës dhe tha se Evropa ka paguar më shumë për blerjen e naftës dhe gazit rus sesa për mbrojtjen e Ukrainës. Ai premtoi se këtë javë do të marrë masa historike për të rritur ndjeshëm prodhimin e mineraleve në SHBA, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe energjetike të vendit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights