Izet Mexhiti: 5 Marsi, simbol i sakrificës dhe qëndresës së familjes Jashari

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe rënien heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari. Ai theksoi se mbi supet e Adem Jasharit u bashkuan dëshira për liri, vendosmëria për sakrificë dhe qëndresa deri në flijim, ndërsa familja Jashari u bë altari i lirisë së Kosovës.

Mexhiti nënvizoi se Prekazi vazhdon të rrezatojë idealet e bashkimit dhe unitetit kombëtar, ndërsa portreti i Adem Jasharit në Shkup rithekson se lufta për liri është universale. Ai shtoi se vepra e familjes Jashari nderohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë, Shkup e kudo në botë ku frymon ideali i lirisë, duke e cilësuar atë si një flamur të pavdekshëm që do të frymëzojë çdo brez.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights