Rikonstruksioni i fushës sportive në stadiumin e FC Shkupi gati për zbatim

Rikonstruksioni i fushës sportive në stadiumin e FC Shkupi gati për zbatim
Projekti për rikonstruksionin e fushës sportive në këndin jugor të stadiumit të FC Shkupi është finalizuar dhe pritet të vihet në zbatim. Ky investim strategjik synon krijimin e një infrastrukture moderne dhe funksionale, duke përmbushur standardet më të larta të cilësisë për terrenet sportive.
Fusha e re, me dimensione 80m x 50m, do të ketë bar artificial 55mm, si dhe hapësira sigurie prej 2m anash dhe 3m pas portave, duke garantuar kushte optimale për lojë dhe stërvitje. Për të siguruar përdorshmëri të vazhdueshme, projekti përfshin edhe një sistem të integruar të drenazhimit të ujërave atmosferike, i cili do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve sportive edhe në kushte atmosferike të pafavorshme.
Ky rikonstruksion përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sportit në Komunën e Çairit, duke krijuar mundësi të reja për sportistët dhe të rinjtë e apasionuar pas futbollit.