Rama: Anëtarësimi në BE është ekzistencial për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi anëtarësimin në Bashkimin Europian si një çështje ekzistenciale për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Ai theksoi se BE është projekti më i jashtëzakonshëm politik i njerëzimit dhe se Shqipëria duhet të jetë pjesë e tij.
Sipas Ramës, fuqizimi dhe zgjerimi i BE-së drejt krijimit të Shteteve të Bashkuara të Europës është përgjigjja për të ardhmen. Ai nënvizoi se ky është momenti i duhur për vendin që të ecë përpara drejt integrimit europian.