Kosova dhe Turqia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje, pritet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim miqësor me ambasadorin turk, Sabri Tunç Angili, ku u diskutua mbi bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Gjatë takimit, Maqedonci konfirmoi se Kosova së shpejti do të ndërtojë një fabrikë të municionit dhe dronëve “Made in Kosova”, falë marrëveshjes me kompaninë shtetërore turke MKE, duke forcuar më tej sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Të dyja palët rikonfirmuan përkushtimin për të thelluar partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Turqisë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në situatën aktuale gjeopolitike. Ministri Maqedonci vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës, ndërsa ambasadori Angili ripërsëriti gatishmërinë e Ankarasë për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet dypalëshe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.