Shkup, fillon inspektimi i kabareve dhe klubeve nate pas tragjedisë në Koçanë

Fillon inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.

Fillimin e inspektimeve e ka paralajmëruar dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri më tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate apo disko.

Kryeministri Mickoski kohë më parë tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri më tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights