Jimmy Carter është presidenti i parë amerikan që mbush 100 vjeç

Carter ishte president nga viti 1977 deri në 1981

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, sot mbushi 100 vjeç, duke e bërë atë presidentin e parë që jeton për të festuar një shekull jetë.

Carter ishte president nga viti 1977 deri në 1981 dhe më pas për katër dekada drejtoi Qendrën Carter, të cilën e themeloi me gruan e tij, Rosalyn, në 1982.

“Rrallëherë dikush jeton deri në 100 vjet, kështu që nëse ai e ka përdorur atë kohë për të bërë kaq shumë të mira për njerëzit e tjerë, ia vlen të festohet,” tha Jason Carter, nipi i Carter dhe kryetar aktual i bordit të drejtorëve të Carter Center.

Jimmy Carter lindi më 1 tetor 1924 në Plains, ku jetoi për më shumë se 80 nga 100 vitet e tij. Ai pritet të festojë ditëlindjen e tij në të njëjtën shtëpi njëkatëshe që ndërtoi me Rosalyn në fillim të viteve 1960 përpara se të zgjidhej për herë të parë në Senatin e Gjeorgjisë. Ish-zonja e parë, e cila gjithashtu ka lindur në Plains, vdiq nëntorin e kaluar në moshën 96-vjeçare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights