Tre kuqezi me ftesë nga përfaqësuesja U21 e vendit
Ademi, R. Ramadani dhe Kërstevski do të jenë pjesë e ndeshjeve kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë në eliminatoret për U-21.
KF Shkëndija me kënaqësi njofton se tre futbollistë të skuadrës sonë kanë marrë ftesë nga përfaqësuesja U-21 e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet kualifikuese kundër Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Seleksionuesi i shpresave Dragi Kanatllarovski ka përfshirë në listë Fiton Ademin, Reshat Ramadanin dhe Vane Krstevskin.
Maqedonia U-21 do të përballet me Moldavinë më 11 tetor 2024, me fillim në orën 14:00 në ndeshjen që do të zhvillohet në Shkup. Ndeshja e dytë do të luhet kundër Gjeorgjisë në Kutaisi më 15 tetor 2024, me fillim në orën 20:00.
Ky është një vlerësim për futbollistët dhe për klubin tonë në përgjithësi. Ju urojmë sukses lojtarëve tanë dhe jemi të bindur që do të japin kontribut maksimal.