DEGRADIMI I YNË QYTETAR

Qytetarët pësojnë si bregu nga valet

DEGRADIMI I YNË QYTETAR

Poqese i shqyrtojmë rrënjët e thella të prapambetjes sonë konstante në rrjedhat e progresit universal, atëherë sipas postulateve të socialpsikologjisë del se janë botkuptimet dhe veprimet antisociale ata që na kanë katandisur në zgafelën e mjerimit social me gjithë reperkusionet negative në statusin tonë kombëtar. Kjo parasegjithash mund lehtë të shihet dhe përjetohet nëpër situatat e ndryshme sociale në të cilat manifestohet një raport denigrues interpersonal me prapavijë keqdashëse, ku urretja dhe diskualifikimi i të tjerëve mbisundon ndjenjen a ngrohtë njerezore. Kësisoji, është krijuar dhe instaluar një rrymë e ftohtë interpersonale nëpër familjet, shkollat, fakultetet dhe mjediset tjera publike, në të cilat sjellja armiqësore ka zaptuar deri në grykë frymën e mirëkuptimit dhe relacioneve miqësore,ashtu siç është në botën e civilizuar. Për më tepër, në ambientet autoktone shqiptare kundërmon trahoma e rëndë bizantine, në të cilat emërues i përbashkët është korupcioni, diskriminimi, dhe ndjenja e hakmarrjes në vend të vlerave të mirëfillta qytetare; siç janë kultura okcidentale, shteti demokratik dhe shoqëria e individëve të barabart para ligjit. Pra, përderisa ne të tjerët i venerojmë dhe trajtojmë përmes okularit të interesave personale, duke ngjeshur trastën e pafund të orekseve egoiste, gjendja e jonë sociale nuk do të përmirësohet.     Përkundrazi, ajo dita ditës do të përkeqsohet duke na u përsëritur me një intensitet edhe më tmerues tragjeditë kombëtare dhe zhvendosjet apokaliptike. Sidoqoftë, nuk është ende vonë të revidojmë kodeksin e pikpamjeve dhe performancave disociale në funkcion të ngritjes së nivelit të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror, me çka do të hapeshin gjërë e gjatë shtigjet drejt vendeve të zhvilluara perendimore.

Qytetarët pësojnë si bregu nga valet,ngase akoma nuk u gjet një opsion zhvillimor dhe të jetojnë në këtë mjedis përafërsishtë si mesatarja e qytetarëve Evropian.

Politikat e mjediseve multietnike u treguan si antipod i vlerave të përbashkëta,nacionalizmat primitive proklamohen me referencë triumfale mbi shpëtimin e mungesës së opsionit zhvillimor. Vendi numëron betajat e humbura dhe politikanët strehoen në satisfaksionin e lojave të fjalëve.Gërmojnë në humnerat të cilat janë eksploatuar që nga koha e kryqzatave. Koha bashkohore e përmbysur nga ëndërat e syçelëve të cilët,zgërdhinden kur e bafasojnë popullatën në pritë.

Nexhat Bexheti

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights