Një rritje e madhe e çmimit të naftës

Pothuajse 79 dollarë është çmimi i naftës Brent për një fuçi.

Rritje shënoi edhe VTI Crude, duke arritur në gati 75 dollarë.

Frika nga përshkallëzimi i konfliktit dhe një sulm i mundshëm nga Izraeli ndaj objekteve të naftës në Iran, kanë bërë të vetën. Analistët parashikojnë se nëse kjo tendencë do të vazhdojë, ndoshta nafta do të arrijë deri në 100 dollarë për fuçi dhe kjo do të nënkuptojë rritje të benzinës dhe të naftës, të cilat tashmë janë shumë të shtrenjta në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights