Shiu e ndoti ujin në Gostivar, qytetarët të mos e pinë

ℹ️📢NJOFTIM
NP“Komunalec”, kompania që menaxhon ujësjellësin në Komunën e Gostivarit, pasditen e sotme përmes një njoftimi ka njoftuar se uji nuk është i sigurt për pije.
Ju njoftojmë se për shkak të kontaminimit të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, analizat e fundit fiziko-kimike dhe mikrobiologjike konfirmojnë se uji nga rrjeti i ujësjellësit publik aktualisht nuk është i sigurt për pije.
Deri në njoftimin e radhës, ju lutemi shmangni konsumimin e ujit nga çezma.
Punojmë për të zgjidhur këtë problem dhe do t’ju njoftojmë sapo uji të jetë i sigurt për konsumim.

Related Articles

Back to top button