Foda publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve.

 

Në listën e Fodës janë edhe tre futbollistët që në grumbullimin e kaluar u liruan para ndeshjes me Qipron, për shkak të shkeljes së rregullave, Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Arijanet Muric.

Paraprakisht këta të fundit kanë bërë një shkresë të kërkimfaljes ndaj përzgjedhësit, futbollistëve, federatës dhe tifozëve për mosrespektimin e rregullave, duke u shprehur se në të ardhmen do të japin më të mirën për shtetin e tyre.

 

Krahas listës primare, Foda edhe kësaj radhe ka publikuar edhe listën e zgjeruar, në të cilën janë të përfshirë 12 lojtarë. Stërvitjen e parë Dardanët e zhvillojnë të hënën në Kampin Nacional në Hajvali, në orën 17:30.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights