Daut Memishi: Do ta ringjallim shpirtin artistik të Tearcës – e kanë nëpërkëmbur për 20 vite!

Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Tearcës, Daut Memishi, sonte ka zhvilluar një takim me shoqatat kulturore të komunës, ku bashkë me aktivistë dhe struktura të koalicionit ka diskutuar për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në këtë komunë.

Në fjalën e tij, Memishi theksoi se për 20 vite me radhë jeta kulturore në Tearcë është lënë në harresë dhe është nëpërkëmbur, ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në qeverisjen lokale do të fillojë një epokë e re e ringjalljes artistike dhe kulturore.

“Kënaqësi e veçantë sonte që, së bashku me aktivistët dhe banorët e komunës së Tearcës, si dhe me Shoqatat Kulturore, të jemi të mbledhur për të diskutuar mbështetjen dhe hapat e ardhshëm pas marrjes së qeverisjes së komunës.
Premtoj se do të ringjallim shpirtin artistik që është nëpërkëmbur dhe shkelur për 20 vite me radhë. Faleminderit nga zemra të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për besimin. Ka zë për Tearcën – dhe ky zë po dëgjohet!” – ka deklaruar Daut Memishi.

Takimi u vlerësua si një sinjal i qartë i angazhimit të VLEN për të kthyer Tearcën në një qendër të kulturës, artit dhe identitetit lokal, ku të rinjtë do të kenë hapësira dhe mbështetje për krijimtari artistike.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com