Partitë kombëtare dominojnë zgjedhjet lokale në BeH

Kreu i SDP-së Nermin Nikshiq tha se partia nuk është e kënaqur me rezultatet e arritura.

Sipas rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve lokale në BeH, partitë më të mëdha politike kombëtare në vend arritën të ruajnë kontrollin mbi shumicën e bashkive dhe qyteteve, por disa prej tyre nuk arritën qëllime të rëndësishme zgjedhore.

Sipas të dhënave që presidenti i HDZ-së, Dragan Çoviq, prezantoi në selinë e partisë në Mostar, partia ia arriti qëllimet e saj zgjedhore.

Kryetari i HDZ 1990 Ilija Cvitanoviq deklaroi se partia e tij do të përfaqësohet në të gjitha këshillat komunale në të gjitha vendet ku ka kandidatë.

Sarajeva dominohet nga tre partitë që përbëjnë bllokun boshnjako-civil në koalicionin aktualisht në pushtet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe kanë arritur të ruajnë disa bastione kyçe si Tuzla.

Partia Narod i Pravda (NiP), e udhëhequr nga Elmedin Konakoviç, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, gjithashtu mbajti pozitat e saj drejtuese dhe fitoi disa të reja, duke parë një rritje të madhe të popullaritetit.

Kreu i SDP-së Nermin Nikshiq tha se partia nuk është e kënaqur me rezultatet e arritura.

Kryetari i SDA-së, Bakir Izetbegoviq, tha se krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, partia e tij ka marrë tetë poste të reja kryesuese dhe ka pohuar se partia e tij edhe pse nuk ka poste kryesuese në komunat që përbëjnë qytetin e Sarajevës, ajo ka panë një “rritje të fortë” të numrit të këshilltarëve në këshillat bashkiakë.

Në Republika Srpska, zëdhënësi i Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Radovan Kovaçeviç, tha mbrëmë se kandidatët e partisë fituan në 47 komuna në zgjedhjet lokale të njësisë dhe në tre të tjera me partnerët e koalicionit.

Related Articles

Back to top button