Vdekja e foshnjës 14 muajshe/ BDI: Arben IK mos i merr shqiptarët në qafë
Sigurisht është i zënë duke punuar maksimalisht për ti punësuar
Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka kërkuar përgjegjësi për rastin e vdekjes së foshnjës 14 muajshe ditë më parë.
Në vazhdim ua sjellim fjalimin nga Konferenca për media.
Të nderuara media,
Të dashur qytetarë,
Kjo paraqitje për media duheshte asnjëherë mos të ndodh.
Sot jemi këtu se një foshnje 14 muajshe u nda nga jeta ditë më parë.
Fillimisht shprehim ngushëllimet më të sinqerta për prindërit dhe familjarët duke ndarë dhimbjen së bashku me ta.
Që nga fillimi me punë i kësaj Qeverie, ne si BDI kemi shprehur vërejtjet dhe shqetësimet e tona lidhur me planin e funksionimit të sistemit shëndetësor në vend nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit.
Foshnja 14 muajshe vdiq sepse nuk mori trajtimin e duhur nga institucioni kompetent, repektivisht në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, drejtor i së cilës është Rexhep Memedi i cili ka akomofuat edhe kushëririn e vet Alajdin Memedi bashkë me të cilin akuzohen për korrupsion.
Ditët po kalojnë dhe Drejtori Mehmedi vazhdon të mos ketë sy e vesh për një skandal të të rradhës të institucionit ku ai është drejtor, e që për pasojë humbi jetën një fëmijë 14 muajsh, ndërsa më herët rriheshin fëmijët nga punonjësit dhe ju ndaloheshte të flasin shqip.
Sigurisht është i zënë duke punuar maksimalisht për ti punësuar
familjarët e tij, kusheririn e tij dhe njëherit edhe për tia mbuluar skandalet për abuzim financiar po në këtë klinikë të njejtit.
Gjithashtu, edhe Ministri Taravari i cili është i hutuar krejtësisht duke u shëtitur nëpër lagje e qytete në tentim për tia vjedhur partinë dhe vulat e ASH-së ish kryetarit të tij Zijadin Sela, aspak nuk ndjen obligim moral dhe motivacion moral për të vepruar si njeri në këtë situatë.
Përkundrazi, ai tenton të relativizoj gjithë këtë situatë, e cila në një vend normal do të kishte rezultuar jo vetëm me dorëheqjen e tij dhe drejtorit te paafte Memedi.
Ne i bëjmë thirrje, Arben IK. Çliroi shqiptarët dhe të gjithë të tjerët, mos i merr në qafë.
Ti i humbe zgjedhjet dhe je aty si i preferuar i Mickovskit dhe VMROsë, historia do të të kujtojë si vazal dhe i pa aftë.
BDI kërkon nga personat kompetent përgjegjësi morale për rastin në fjalë dhe hetim të plotë, transparent deri në konstatimin e përgjegjësisë juridike të fajtorëve.