Gjermania ka mirëpritur vendimin e qeverisë Kurti për lejimin e hyrjes së produkteve serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, ka përshëndetur vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës për lejimin e hyrjes së produkteve nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare, 16 muaj pas vendosjes së ndalesës, njoftoi korrespondenti i MPB-së nga Prishtina.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rode ka vlerësuar se ky hap i Qeverisë së Albin Kurtit paraqet zhbllokimin e pjesëmarrjes së Kosovës në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, CEFTA.

“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare Merdare për mallrat që vijnë nga Serbia. Ky shënon një hap të rëndësishëm drejt zhbllokimit të CEFTA-s. Ne do ta mbështesim Kosovën që të sigurojë përmbushjen e nevojave të sigurisë dhe monitorimin e proceseve në pikën kufitare”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Gjermania së fundi, përmes të dërguarit të saj special për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, e kërcënoi Kosovën me mospjesëmarrje në samitin e procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 14 tetor, nëse nuk heq ndalimin e importit të mallrave nga. Serbia, dhe paralajmëroi se ky ndalim bllokon edhe punën e CEFTA-s.

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar sot masën e sigurisë për produktet që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdare.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights