U nënshkrua marrëveshja për dhurimin e automjeteve të BNJVL-së për komunën e Zërnovcit dhe komunën Qendër Zhupë

Në hapësirat e BNJVL-së, sot kryetari i Komunës Qendër Zhupë, z-ri Arijan Ibraim dhe kryetari i komunës së Zërnovcit, z-ri Borço Kocev, në prani të kryetarit të BNJVL-së, z-ri Orce Gjorgjievski dhe nënkryetarit të BNJVL-së, z-ri Visar Ganiu nënshkruan kontratat për pranim-dorëzimin e dy automjeteve të përdorura të BNJVL-së.

 

Bëhet fjalë për automjetet e markës “Opel”, njëra prej të cilave është karavan, të prodhuara në vitin 2008. Këto automjete u dhuruan përmes një procesi transparent me vendim të marrë nga ana e anëtarëve të Bordit drejtues të BNJVL-së në seancën e fundit të mbajtur në Kavadar. Këtij vendimi i ka paraprirë propozimi i miratuar nga Komisioni për shpërndarjen e dy automjeteve të përdorura të BNJVL-së, i përbërë nga kryetarët e komunave: Makedonski Brod, Zharko Risteski; të Studeniçanit, Azem Sadiki dhe të Kriva Pallankës, Sashko Mitovski.

Për përzgjedhjen janë përcaktuar këto kritere:

  1. Komuna të ketë paguar anëtarësinë ndaj BNJVL-së duke përfshirë me vitin 2023;
  2. Komuna të ketë një nevojë reale për automjet që do të përcaktohet me numrin e automjeteve që ka në momentin në pronësinë e saj, një kontroll të krahasuar dhe të bërë në mënyrë shtesë të numrit të automjeteve të raportuara të komunave me atë të përcaktuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit;
  3. Komuna të mos ketë më shumë se 10.000 banorë;
  4. Komuna të mos i përkitet rajonit planifikues të Shkupit.

Thirrjes për shprehjen e interesit, të cilën BNJVL-ja e dërgoi deri te të gjitha komunat, iu paraqitën gjithsej 18 komuna.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights