Miratohet në Qeveri Projektligji kundër Dukurive Negative në Sport
Ky Projektligj definon dhunën në sport dhe obligon strukturat sportive
Ky Projektligj definon dhunën në sport dhe obligon strukturat sportive të zbatojnë rregulla të parandalimit, raportimit efikas si dhe sanksionimit të dhunës në sport. Parasheh standarde të rendit dhe sigurisë gjatë organizimit të ngjarjeve sportive dhe stimulon dialogun në mes të organizatave sportive dhe tifozëve për mbarëvajtje sa më të mirë të ngjarjeve sportive.
Projektligji vendos masa dhe veprime kundër kurdisjeve dhe basteve në sport, si dhe përcakton kompetenca të qarta dhe rritë rolin e përgjegjësitë e Këshillit Kundër Dukurive Negative në Sport – si organ koordinues për zbatimin e këtij ligji.
Konsiderojmë që ky projektligj do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në minimizimin e dukurive negative në sport si dhe do të kontribuoj drejtpërdrejtë në interesimin e qytetarëve për sportin – si aktivitet shoqëror, edukues dhe kulturor, që ndikon edhe në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.