KF Shkëndija rikthehet në stërvitje pas pushimit treditor

Ekipi do të vazhdojë me një seancë stërvitore sot

Pas një pushimi treditor futbollistët kuqezi kthehen në stërvitje për të vazhduar përgatitjet për vazhdimin e kampionatit. Pushimi erdhi si rezultat i pauzës kampionale për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.

KF Shkëndija rifillon sot stërvitjet pas një pushimi treditor që stafi teknik u dha futbollistëve pas ndeshjes së së shtunës kundër Sileksit. Kjo pauzë u mundësua nga ndërprerja e kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese.

Ekipi do të vazhdojë me një seancë stërvitore sot, ndërsa ngarkesat do të rriten të enjten, kur janë planifikuar dy stërvitje. Puna do të vazhdojë në mënyrë të organizuar edhe të premten dhe të shtunën. Të dielën, pauza kampionale do të kompensohet me zhvillimin e një ndeshje kontrolluese.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights