Presidentja Vjosa Osmani përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik

Në këtë samit, Presidentja Osmani do të pritet nga Kryeministri kroat Plenković d

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenković, ka udhëtuar në Dubrovnik për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.

Në këtë samit, Presidentja Osmani do të pritet nga Kryeministri kroat Plenković dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën.

Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights