Për një ambient të pastër në Tetovë – Masa të reja për ruajtjen e pastërtisë në qytet
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë Saubermacher, ku u diskutuan hapat konkretë për ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë në qytet.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të vendosen kamera monitorimi në të gjitha pikat kyçe të qytetit, me qëllim ndjekjen dhe mbikëqyrjen e situatës.
Komuna e Tetovës apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme. Çdo shkelje do të përballet me masa ligjore në përputhje me ligjin për pastërti publike.
Gjithashtu, qytetarët që kanë material inerte ose mbetje që nuk mund të hidhen në kontejner, janë të lutur të kontaktojnë ndërmarrjen publike NKP, e cila do të kujdeset për bartjen e mbeturinave nga shtëpitë e tyre.
Le të angazhohemi të gjithë për një qytet të pastër dhe një ambient të shëndetshëm pa mbeturina!