E fshehu nga bota derisa mbushi 18 vjeç, ndërsa tani ka bërë të ditur se është shtatzënë

Pasi gjithçka u bë publike në vitin 2022, e reja norvegjeze çaktivizoi llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Futbollisti i njohur Erling Haaland së shpejti do të bëhet baba. Sulmuesi i Norvegjisë dhe Manchester Cityt bëri një lojë të shkëlqyer në Ligën e Kombeve.

Norvegjia mundi Slloveninë me rezultat 3:0 dhe Haaland shënoi dy gola. Pas ndeshjes, Haaland mori topin dhe e vendosi nën fanellë dhe kështu njoftoi se do të bëhej baba në moshën 25-vjeçare.

Ai menjëherë ka bërë një foto dhe e ka postuar në Instagram, duke i habitur kështu bashkëlojtarët e tij të cilët më vonë kanë zbuluar se këtë e kanë marrë vesh vetëm në Instagram. Haaland nuk i informoi ata para ndeshjes.

 

 

 

E dashura e tij sot është 20 vjeçe dhe është Isabella Haugseng Johansen. E reja norvegjeze e njeh Haaland që në fëmijëri dhe filloi të mbushte rubrikat e mediave qysh para ditëlindjes së saj të 18-të, sepse për lidhjen e tyre flitej që kur ishte e mitur.

Pasi gjithçka doli në media në vitin 2022, e reja norvegjeze çaktivizoi profilet e saj në rrjetet sociale.

 

 

 

Vetëm kur ai mbushi 18 vjeç, Haaland u shfaq në publik me të.

 

 

 

 

Related Articles

Back to top button