Një tjetër viktimë e përmbytjeve u gjet në BeH, numri i të vdekurve u rrit në 24

Një tjetër viktimë e përmbytjeve katastrofike të javës së kaluar është gjetur në zonën e Konjic, duke e çuar numrin e të vdekurve në 21 vetëm në Kantonin Hercegovinë-Neretva (HNK).

Përveç 21 personave të vdekur në HNK, tre vdiqën në Fojnicë, kështu që deri më tani në BH janë regjistruar gjithsej 24 viktima nga përmbytjet.

Kryetari i Komunës së Konjiqit, Osman Qatiç, ka konfirmuar për “Avaz” të Sarajevës se viktima e 21-të në HNK është gjetur në Buturovic Polje.

Katër persona kanë humbur jetën në zonën e Konjiqit, ndërsa 17 nga të vdekurit nga vërshimet janë nga Jabllanica.

Sipas Ministrisë së Brendshme të BeH-së, po kryhen për kufomat e tre personave të tjerë të zhdukur në Jabllanicë dhe një në Konjic.

Related Articles

Back to top button