Prezantimi i rezultateve të ndotjes së ajrit në komunat – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë

Të hënën, më 14.10.2024, duke filluar nga ora 13:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup do të mbahet një ngjarje ku do të prezantohen rezultatet e ndotjes së ajrit në pesë komuna – Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Ngjarjen do ta hapë Zëvendës kryeninistri i Parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan. Rezultatet e studimit do t’i prezantojë prof. Dejan Mirakovski, rektor i Universitetit “Goce Dellçev”.

Ngjarja organizohet në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit”, i cili zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe komunat Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

Projekti është pjesë e Programit Kuadër të UNDP-së, i cili financohet nga Suedia dhe përfshin projektin “Forcimi i kapaciteteve komunale për implementimin e projekteve.”

Related Articles

Back to top button