BE-ja ka miratuar masa të reja për të lehtësuar udhëtimin e personave me nevoja të veçanta

Këshilli i BE-së miratoi dy direktiva të reja që synojnë të lehtësojnë udhëtimin e personave me nevoja të veçanta në të gjithë territorin e Bashkimit Evropian

Bëhet fjalë për direktivat për futjen e kartës europiane të aftësisë së kufizuar dhe kartës europiane të parkimit për personat me nevoja të veçanta.

Sipas Këshillit të BE-së, këto karta do të ofrojnë akses në kushte të veçanta ose trajtim preferencial për personat me nevoja të veçanta kur udhëtojnë brenda BE-së, si përjashtimi nga pagesa e tarifave të hyrjes ose tarifimi i tyre me çmime më të ulëta, aksesi me përparësi, asistenca, si. si dhe vende parkimi te rezervuara.

Direktivat parashikojnë që këto privilegje të zbatohen edhe për personat me nevoja të veçanta që nuk janë shtetas të një shteti anëtar të BE-së, por kanë vendbanim të rregulluar ligjërisht në një nga shtetet e Bashkimit.

Lëshimi i këtyre kartave, në formë fizike ose dixhitale, është përgjegjësi e autoriteteve të shteteve anëtare të BE-së.

Periudha në të cilën anëtarët e Unionit duhet të harmonizojnë legjislacionin kombëtar me këto dy direktiva është dy vjet e gjysmë, ndërsa për zbatimin e masave të parapara parashikohet një periudhë trevjeçare e gjysmë pas hyrjes së tyre në fuqi.

Nisma për futjen e një karte evropiane të aftësisë së kufizuar u promovua nga Komisioni Evropian shtatorin e kaluar, pas së cilës Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian harmonizuan pikëpamjet e tyre për tekstin e përmbajtjes së Direktivës Evropiane për Kartën e Aftësisë së Kufizuar në shkurt të këtij viti.

Një muaj pas nismës së parë, në tetor 2023, KE propozoi krijimin e një karte parkimi evropian për personat me nevoja të veçanta, për të cilën Këshilli dhe PE arritën marrëveshje më 4 mars 2024.

Related Articles

Back to top button