Petrakov nuk është më kryetrajneri i Armenisë

Trajneri i kombëtares armene të futbollit, Oleksandr Petrakov, është larguar nga posti i tij, njofton faqja zyrtare e federatës armene të futbollit.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari ukrainas është shkarkuar pas disfatës së djeshme (0:2) nga kombëtarja e Maqedonisë në xhiron e 4-të të Ligës së Kombeve.

Petrakov drejtoi kombëtaren armene nga janari 2023. Armenët humbën shanset për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C.

Në ndeshjen e radhës Armenia do të takohet me Ishujt Faroe më 14 nëntor.

 

Related Articles

Back to top button