Tearcë – Koktel falënderimi pas fitores historike në zgjedhjet e 19 tetorit

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, sonte në Tearcë u organizua një koktel falënderimi nga Daut Memishi, pas fitores historike në zgjedhjet e 19 tetorit. Ky event u mbajt në shenjë mirënjohjeje për të gjithë qytetarët që kontribuan në këtë fitore të madhe dhe në sjelljen e ndryshimit që Tearca e meriton.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Daut Memishi theksoi se kjo fitore i takon qytetarëve të Tearcës dhe se ajo do të shndërrohet në punë, përgjegjësi dhe dinjitet në shërbim të përditshëm ndaj banorëve.

“Faleminderit për mbështetjen, përkushtimin dhe besimin tuaj. Falë jush, kjo fitore është realitet. Borxhin që ndjej ndaj jush do ta kthej me punë, përgjegjësi dhe dinjitet në shërbim të qytetarëve tanë,” – u shpreh Memishi.

Në këtë mbrëmje të veçantë mori pjesë edhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me funksionarë të lartë të koalicionit VLEN, të cilët përgëzuan për fitoren dhe premtuan bashkëpunim të ngushtë për zhvillimin e komunës së Tearcës.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com