Kuqezinjtë janë kompletuar në stërvitje pas kthimit të rendesi reprezentuesve, derisa të dielën në Tetovë përballemi me Bregallnicën.
Ekipi vazhdon punën për ndeshjen e të dielës me Bregallnicën në Tetovë në xhiron e 25-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Praktikisht kampionati kthehet pas dy javëve pauzë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Pasi munguan në stërvitjet me klubin duke qenë të grumbulluar me moshat e vendit, prej sot grupit i janë ribashkuar Vane Krstevski, Reshat Ramadani, Lorik Jakupi e Anes Meliqi. Shkëndija shikon para për të nisur një seri fitoresh në 9 ndeshjet e mbetura kampionale.