Kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në transfertën me Tikveshin
Barazojmë pa gola me Tikveshin në Shtip në duelin e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
TIKVESHI- SHKËNDIJA 0:0
Stadiumi i qytetit në Shtip
Golashënues: /
Arbitër: Igor Ivanov (Veles)
TIKVESHI: Jankov, Stoimenovski (Manasievski 78’), Mojsov, Spahiu, Stojanov (Manevski 78’), Petroviq (Çubara 65’), Mil. Todorov (Gjorgjiev 65’), Varelovski (c), Mar. Todorov, Stojkoski, Spirkoski (Neto 57’).
Trajner: Gjorgji Mojsov
SHKËNDIJA: Amzai, R. Ramadani, Cake, Adili, Merxhani, Qaka (Webster 80’), Alhassan, Shala (Ademi 46’), Ahmedi (Jakupi 86’), Latifi (Krstevski 46’ (F. Ramadani 68’)), Ibraimi (c).
Trajner: Jeton Beqiri
Kuqezinjtë nuk shkojnë më shumë se një barazim pa gola në transfertën me Tikveshin e luajtur në Shtip shkaku i pezullimit të terrenit të vendasve në Kavadar.
Shkëndija që në start vendosi autoritet në terren dhe me posedimin e topit kërkonte t’i afrohet portës vendase, mirëpo Tikveshi mbrohej me një mesfushë të ngjeshur mbrohej me sukses. Kur nuk arritëm të rezikojmë më seriozisht, minutat e fundit të pjesës së parë vendasit sikur u liruan nga presioni dhe më guximshëm dolën para duke shfaqur edhe apetite ofenzive, mirëpo pa ndryshim.
Pjesën e dytë e nisëm me dy lojtarë të ri në formacion (Krstevski dhe Ademi zunë vendet e Latifit dhe Shalës) dhe loja jonë fitoi në intensitet dhe konkretësi para portës kundërshtare. Krstevski “fluturonte” në terren dhe në disa raste shfaqej rrezikshëm për defanzivën vendase, mirëpo asesi të krijonim shans konkret. Në këtë fazë në seri gabimesh hynë edhe arbitrat (u dhanë dy-tre pozicione të parregullta të dyshimta në favor të vendasve si dhe një moment për penalti pas lojës me dorë të Mojsovit), derisa ishim të pafat kur Krstevski duhej të braktisë lojën shkaku i dëmtimit. Tikveshi mbrohej me 11-të futbollistë dhe shansin e vet e kërkonte në kundërsulm, derisa mundësinë e vetme serioze e krijuan në minutën e 70-të kur Spahiu u gjet në shans goli (arbitrat lejojnë vazhdimin e aksionit nga pozita jashtëlojë e pastërt), mirëpo Cake shpëton nga vija e portës. Pasi ndeshja nuk prodhoi gola, në fund ekipet duhej të pranojnë ndarje të pikëve.
Ndeshja e radhës
Në mesjavë në program janë ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës dhe kuqezinjtë tanë në Tetovë presin Shkëndijën e Haraçinës.
Shkëndija-Shkëndija H. 23.10.2024