Varheji: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian aktual

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhei, u shpreh se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të BE-së për përshpejtimin e procesit të reformës, me synimin për t’u bërë anëtare e BE-së deri në fund të mandatit të Komisionit Evropian aktual.

“Angazhimi i fortë i Shqipërisë ndaj procesit të reformës na bëri që të hapim grupin e parë në Konferencën Ndërqeveritare të javës së kaluar. Ne ofrojmë mbështetje të plotë për përshpejtimin e procesit të reformës, në mënyrë që vendi të bëhet anëtar i BE-së deri në fund të mandatit të ardhshëm”, ka njoftuar Varheyi në rrjetin social X.

Më 15 tetor, Shqipëria hapi grupin e parë për negociatat e anëtarësimit në BE, duke mbuluar çështjet e drejtësisë dhe të drejtave themelore, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, prokurimit publik, statistikave dhe mbikëqyrjes financiare.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights