Izet Mexhiti: Pse balancuesi dhe Marrëveshja e Ohrit nuk vlejti për MANU-n

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin N’ODD te PortaliX shtroi pyetjen pse balancuesi si vegël për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk vlejti për akademinë maqedonase MANU.

 

“As badenteri, as balancuesi, as marrëveshja e Ohrit, as presionet politike nuk arritën që të fusin elementin shqiptar te MANU, prandaj Akademia Shqiptare lindi si iniciativë e akademikëve shqiptarë që po mbështetet nga koalicioni VLEN. Nëse MANU do të jetë e hapur për akademikët tanë, atëherë nuk do të ketë nevojë për akademi tjetër”, deklaroi Mexhiti.

 

Mexhiti për balancuesin: E drejta e fituar asnjëherë nuk kthehet mbrapa por gjithmonë avancohet në të ardhmen

 

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin N’ODD te PortaliX ka siguruar se me shfuqizimin e balancuesit shqiptarët do të avancojnë një të drejtë që e kanë fituar më herët.

 

“Sa i përket balancuesit, e drejta e fituar asnjëherë nuk kthehet mbrapa por gjithmonë avancohet në të ardhmen. Ne balancuesin do ta zëvendësojmë me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat i cili nuk do të jetë gjysmak, por do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe dispozitat ndërkombëtare”, tha Mexhiti.

Related Articles

Back to top button