Mexhiti: Vendimin i gjykatës kushtetuese është identik me deklaratat e Kovaçevskit, Bujarit, Kreshnikit e Artanit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin N’ODD te PortaliX ka sqaruar vendimin e gjykatës kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit.
Me këtë rast ai akuzoi për dyftyrësi protagonistët e BDI-së meqë të njëjtit e kanë nënshkruar shfuqizimin e balancuesit, e nga ana tjetër dalin në protesta para gjykatës kushtetuese.
“Vendimin që e ka sjell gjykata kushtetuese është identik me qeverinë e Kovaçevskit dhe në përputhshmëri me deklaratat e Bujarit, Kreshnikit e Artanit. Ministrat shqiptarë e kanë bë me shkrim që janë kundër balancuesit, e pastaj para gjykatës kushtetuese kanë bërë protesta, që i bjen se janë kundër vetvetes”, ka sqaruar Mexhiti.