Spartak Ngjela: Meta të kërkojë mëshirë në gjykatë

Avokati Spartak Ngjela ka folur për arrestimin e Ilir Metës. Ngjela tha se ky është një rast i rëndë, edhe pse deri sa të jepet vendimi i plotë ai konsiderohet i pafajshëm.

“Ky është një rast i rëndë. Por ai prezumohet i pafajshëm. Do dalë në gjykatë që të shohim provat. Një gjë është serioze. Që SPAK-ku filluar aluzat për korrupsion në nivelet e larta. Çdo institucion ka gabime, prandaj ka gjykatë. Unë nuk uroj që të dënohen, por nëse janë të pafajshëm, Meta, Berisha e ish-ministriat, le të marrin pafajësinë në gjykatë. Nëse nuk e marrin dot pafajësinë, le të kërkojnë mëshirë.

Meta e sulmon SPAK-un, po çdokush ka të drejtë të mbrohet. Unë e d që Rama nuk ka lidhje me SPAK-un sepse kam gjyqe aty. SPAK-u formohet nga ekspertë të huaj. Blinken e ka deklaruar vetë që e drejtojnë ata SPAK-un. Nuk jep urdhra, por përmes ekspertëve ndihmojnë në goditjen e korrupsionit në Shqipëri.

Blinken tha: do t’ia heqim korrupsionin, shqiptarëve. Le ta shikojmë nëse do ta heqin sepse korrupsioni ka qenë një plagë shumë e madhe në jetën tonë. Janë mbi 20 vjet korrupsion”, tha Ngjela në Dritare TV.

Related Articles

Back to top button