Bashkimi Demokratik për Integrim sonte në fshatin Mateç zhvilloi mbledhje të hapur me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët të organizuar nga dega e BDI-së në Likovë.

Bashkë me qytetarët u diskutua për gjendjen aktuale në vend, se si po nënçmohen shqiptarët në çdo institucion dhe se si do të jetë përfaqësimi i shqiptarëve edhe më i vështirë pas eliminimit të përkatësisë etnike, me çka po minohet parimi kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
Shumë qytetarë shprehën shqetsimet e tyre dhe kërkuan mbështetjen e liderit tonë Ali Ahmeti duke shprehur gatishmërinë e tyre se do të rreshtohen pas tij në çdo nismë të mundshme

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights