Driton Sulejmani, këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë: Maksimin nuk ua sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj

Këshilltari i Alternativës në Kumanovë, Driton Sulejmani, përmes një komenti të tij ka reaguar në shkrimin e këshilltarëve të BDI-së në Kumanovë, raporton Open-TV.

“Maksimin nuk ua sollëm ne atë e gjetëm në mesin tuaj. Paramendo partia që pretendon se ka dalë nga UÇK e ka përkrah direkt kandidaturën e tij duke mos kandiduar kandidat të vetin e tash po shitni moral.Në atë kohë ku unë personalisht kam qenë kandidat për kryetar komune për ta përfaqësuar votën shqiptare, kurse ju dhe partia juaj ka bërë thirrje te shqiptarët që të votohet Maksimi. Nuk është i keq Maksimi për juve e keqe është çështja se jeni në opozitë. Mos u merrni me demagogji se nuk ju kalon”, ka replikuar në komentin e tij Sulejmani.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights